Një valixhe është parë në oborrin e Komunës së Mitrovicës dhe Policia vendosi shiritat duke mos lejuar qarkullimin derisa njësitë speciale për menaxhim me mjete shpërthyese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë hapur valixhen.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se është kontrolluar valixhja teksa nuk është gjetur diçka e dyshuar.
“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Zaiti. /TelegramNews/