Arabia Saudite paralajmëroi sot për temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku konfirmohen më shumë se një duzinë vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë Haxhit, ndërsa temperatura tejkalon 50 gradë Celsius.
Pelegrinazhi vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, po zhvillohet këtë vit në një verë që është veçanërisht e nxehtë në Arabinë Saudite.
Temperatura në Mekë arriti në 51.8 gradë
Temperaturat sot në Mekë, ku pelegrinët i japin fund Haxhit, duhet të prekin 49 gradë Celsius.
“Vendet e shenjta sot regjistrojnë temperaturat më të larta që nga fillimi i Haxhit dhe mund të arrijnë në 49 gradë. Ne këshillojmë mysafirët e Zotit që të mos e ekspozojnë veten në diell, “tha ministria dhe njoftoi stacioni televiziv shtetëror.
Shërbimi meteorologjik saudit njoftoi në platformën X se temperatura në Mekë kishte arritur në 51.8 gradë.
14 haxhilerë jordanezë vdiqën, 17 prej tyre u zhdukën
Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi dje se 14 haxhilerë jordanezë kanë vdekur për shkak të nxehtësisë ekstreme, dhe 17 konsiderohen të zhdukur.
Teherani njoftoi se kishin vdekur pesë haxhilerë iranianë, duke mos specifikuar shkakun e vdekjeve të tyre. Dakar njoftoi se kishin vdekur tre haxhilerë senegalë. /Telegrami/