Disa pjesë të Arabisë Saudite janë goditur nga moti i ftohtë, shirat e dendur dhe breshri që është përcjellur me borë të bardhë në male.
Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, që nga e mërkura e kaluar, reshje të dendura të shoqëruara me sasi të mëdha breshëri kanë përfshirë pjesë të rajonit Al-Jawf të Mbretërisë.
Ndërsa vetëm ditën e djeshme, reshjet e borës mbuluan zonat malore, duke krijuar një skenë mahnitëse dimërore.
منطقة الجوف تكتسي بالبياض إثر نزول البرد وهطول أمطار غزيرة.https://t.co/6C7QZfizK0#واس_عام pic.twitter.com/9sjr9AGd61
— واس العام (@SPAregions) November 2, 2024
Sipas Departamentit të Motit të Arabisë Saudite, ka mundësi për stuhi në shumicën e zonave të Al-Jawf në ditët në vijim, shkruajnë mediat e huaja.
Departamenti parashikoi shi të mëtejshëm të dendur dhe breshër, të cilat mund të zvogëlojnë dukshmërinë dhe mund të shoqërohen nga erëra të forta.
Ndryshe, Arabia Saudite nuk është e vetmja që po përjeton këto kushte të motit.
Snow in Saudi Arabia ❄️❄️❄️❄️ pic.twitter.com/bRVp4Dkdeg
— Halal Nation ☪︎ (@HalalNation_) November 3, 2024
Më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) lëshoi një alarm për reshje, stuhi dhe breshër të mundshëm në disa zona.
Departamenti i Motit ia atribuoi këto kushte shtrirjes së sistemeve me presion të ulët në Detin Arabik, të cilat po lëvizin drejt Omanit.
#BIZARRE:#SnowfallinSaudi
The Al-Jawf region in Saudi Arabia is covered in snow! pic.twitter.com/9iTXqneyIQ— Shivan Chanana (@ShivanChanana) November 3, 2024