Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ngriti sot nivelin e alarmit të kuq për zonat e Mekës, Al-Baha dhe Asira për shkak të shirave të rëndë të ndjekur nga bubullima dhe përmbytjet, të cilat priten deri në orët e mbrëmjes.
Zonat e prekura përfshijnë: Al-Ardiat në Mekë, Al-Bah, Al-Kuru, Al-Mandak, Baljurashi, Bani Hasan, Al-Hajjra, Al-Mikhwah, Far’a Ghamid Al-Zanad, Qalwah në Al-Bahi, Al-Majard, Barq, Rijal Almaa dhe Muhayil në Asir, transmeton Telegram News.
Qendra parashikon shira të dendur të ndjekur nga erëra të forta, shikueshmëri të dobët, bubullima, përmbytje të tjera të mundshme.
Siç shihet në videot e ndara nëpër mediat sociale, këto zona janë goditur nga një stuhi që nuk shihet shpesh. /TelegramNews/
Mecca, Saudi Arabia today…🌊pic.twitter.com/hNzu0s7lDI
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 10, 2024