Trump i ashpër me emigrantët, paralajmëron edhe “marrjen e Grenlandës”

Presidenti Donald Trump ka filluar zbatimin e projekteve të premtuara të cilat akoma nuk dihet nga do ta çojnë Amerikën, me miliona emigrantë nga Meksika dhe Kolumbia, shumica e të cilëve punojnë punë fizike në SHBA.

Projeksionet e presidentit Trump, po paralajmërojnë  diversitet global  dhe ndryshime radikale në politikat amerkane ndaj botës, disa prej të cilave Trump i  sheh si reforma.

Trump paralajmëroi se “do ta merr ishullin e Grenlandës”, një shtet me rreth 60 mijë banorë i cili është në pronësi të Danimarkës.

Trump gjithashtu bëri paralajmërime edhe për Kanadanë e cila  ka për 1.7% më shumë sipërfaqe gjeografike sesa SHBA-të.

E para e ishullit të Grenlandës ka thënë të dielën se “Grenlanda nuk është shitje”, ndërsa për sa i përket Kanadasë është politikë tjetër e cila mund të jetë një megaprojekt që i  kundërvihet Federatës Ruse.

Megjithatë Trump, e ka filluar aksionin e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm shumica e të cilëve futen në SHBA, përmes kufirit Meksikan ku Trump ka dërguar ushtrinë për ta parandaluar  vazhdimin dhe depërtimin e emigracionit në SHBA.

Trump ka kërkuar  edhe mbështje politike nga Kolumbia  dhe Shtëpia e Bardhë, tha të dielën mbrëma se Kolumbia ka rënë dakord të lejojë Shtetet e Bashkuara të transportojnë emigrantët e riatdhesuar në vend, por dy avionë ushtarakë amerikanë që transportonin të dëbuarit  u bllokuan nga Kolumbia.

Pasi presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi uljen e avionëve ushtarakë, duke thënë se SHBA “nuk mund t’i trajtojë emigrantët kolumbianë si kriminelë”, Trump urdhëroi “tarifa urgjente prej 25%” për të gjithë importit nga vendi që do të rriteshin në 50% brenda një jave, një “ndalim udhëtimi” për qytetarët kolumbianë dhe një revokim të vizave për zyrtarët kolumbianë në SHBA, shkruan TCH.

“Këto masa janë vetëm fillimi. Ne nuk do të lejojmë Qeverinë Kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata dërguan në Shtetet e Bashkuara!”, shkroi Trump në Truth Social.

Disa orë më vonë, Petro kërcënoi me një rritje të tarifave si shenjë hakmarrjeje, prej 25% në SHBA në një seri postimesh në mediat sociale që sulmonin Trumpin dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Cila është rëndësia e ishullit të Grenlandës?

Grenlanda e populluar me rreth 60 mijë banorë është territor i Danimarkës por ishulli  ka miliona vizitorë turizmi. Ishulli i akullt ka disa vite që po shkrin me shpejtësi për shkak të ndryshimeve të ngrohjes globale dhe toka e ishullit që i bie sa një e katërta e Amerikës, është tokë e paprekur në sektorët minerarë dhe pasurive nën tokësore.

Ekspertët minerarë amerikanë  kanë dhënë deklarata të forta  të kësaj pasurie që pretendohet se do të blihet nga Amerika për të ndikuar në rritje e resurseve shtetërore amerikane.

Fati i Tik-Tokut në SHBA

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar se fati i aplikacionit TikTok do të vendoset brenda një muaji, ndërkohë që ai është në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës së njohur.

“Kam folur me shumë njerëz për TikTok dhe ka interes të madh për TikTok-un,” tha Trump para një rrugëtimi sot drejt Floridas.

Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdonte të kishte rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikëqyrej nga kompania amerikane Oracle, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok në SHBA.

Por, Trump ka bërë të qartë se nuk ka pasur bisedime me shefin e kompanisë Oracle, Larry Ellison për blerjen e aplikacionit.

“Jo nuk është Oracle. Ka shumë njerëz që po flasin me mua, njerëz të rëndësishëm, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim në 30 ditët e ardhshme. Kongresi ka dhënë 90 ditë. Nëse mund ta shpëtoj TikTok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, tha Trump. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews