“Trepça” largon nga puna edhe tre punëtorë

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë larguar përkohësisht nga puna edhe tre punëtorë, shkruan TelegramNews.

Sipas njoftimit nga kjo ndërmarrje, largimi është bërë me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv.

Derisa thuhet se largimi i të njëjtëve ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

“Me datën 22.8.2024 janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4597 të datës 22.8.2024. F.B, H.M, Sh.S. Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është larguar edhe një punëtorë nga kjo ndërmarrje, derisa të martën u larguan edhe tre të tjerë për siç thuhet, shkelje të rëndë gjatë kryerjes së detyrës.

Derisa kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve “Trepça”, Ibrahim Januzi tha për TelegramNews se punëtorët po largohen për shkak të migrimit jashtë vendit.

“Është duke ndodhur një proces i pastrimit të listave të punëtore. Përveç dy të parëve, shumica tjetër janë punëtor që kanë migruar jashtë vendit dhe kanë gjetur kontrata pune atje. Sipas rregullores së brendshme nuk janë paraqitur me kohë në punë, gjithashtu nuk kanë bërë ndonjë shkresë për shkëputje të marrëdhënieve të punës dhe Trepça obligohet të merr vendime të tilla. Mirëpo këto largime nuk kanë lidhje me grevën por vetëm është arsyeja kryesore që të gjithë këta kanë gjetur punë të tjera dhe sipas procedurave ligjore nuk kanë bërë kërkesë për shkëputje të marrëdhënies të punës dhe Trepça obligohet që përmes komisioneve disiplinore me i shkëputë këto marrëdhënie të punës”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews