Tre të vdekur e tetë të plagosur pas sulmit në Solingen

Nga një sulm me thikë në një festë të qytetit Solingen të Gjermanisë mbetën të vdekur tre persona dhe disa të plagosur. Policia gjermane e cilësoi sulmin si terrorist dhe ka shpallur gjendjen e lartë të alarmit, pasi autori është në arrati.

Një sulmues vrau të paktën tre persona me thikë të premten në mbrëmje në festimet e 650 vjetorit të qytetit Solingen në Gjermani. Sipas policisë, tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Vrasësi ndodhet në arrati, ka thënë një zëdhënëse e policisë pak pas mesnate në Dyseldorf.

Policia gjermane e cilësoi sulmin në Solingen si terrorist dhe po e kërkon atentatorin me një operacion të zgjeruar. “Aktualisht nuk kemi të dhëna për vendndodhjen e tij”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë. Nuk ka informacione të sakta për paraqitjen e vrasësit të dyshuar në arrati.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të landit Renani-Veriore-Vestfali, padeklaruar se ai arriti të shpëtojë nga rrëmuja dhe paniku që u përhap menjëherë pas krimit.

“Unë mendoj se ky është problemi ynë më i madh. Nuk kemi aq shumë informacione për autorin e krimitakoma”, ka thënë Aleksandër Kresta, zëdhënës i policisë së Vupertalit.

“Dëshmitarët që ndodheshin në afërsi të ngjarjes kanë qenë mjaft të tronditur. Hetuesit janë të mendimit se bëhej fjalë për një vrasës të vetëm”, ka deklaruar Kresta, raportojnë mediat gjermane.

Të gjitha deklaratat e dëshmitarëve që policia ka mundur t’i regjistrojë e kanë konfirmuar për këtë. Atentatori i goditi në qafë viktimat e tij në mënyrë të qëllimshme. Të gjithë personat kanë qenë vizitorë të festivalit./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews