Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Rastin për Telegram News e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Telegram News.
“Sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti. /TelegramNews.com.