Tifogrupi nga Drenasi, “Tigrat e Zi” kanë njoftuar largimin nga bojkoti dhe do të rikthehen në tribuna në përkrahje të Feronikelit 74.
Të shtunën udhëtojnë drejt Ferizajt për përballjen ndaj këtyre të fundit.
Ky është udhëtimi i tyre i parë pas më shumë se një viti bojkot ndaj klubit të tyre.
Ata kishin qenë të zëshëm pasi klubi i Feronikelit u shua dhe u krijua një i ngjashëm me emër pothuajse të njëjtë.
Tash pas më shumë se një viti mungesë, ata rikthehen sërish në përkrahje të klubit.