Pas largimit të Shefki Kuqit, Feronikeli 74 është në kërkim të një trajneri të ri.
Emra si Qëndrim Kida, Gani Sejdiu edhe Bylbyl Sokoli u përfolën për të marrë drejtimin e skuadrës nga Drenasi.
Megjithatë duket se ata kanë gjetur një trajner jo vendor.
Siç merr vesh TelegramNews, Giovanni Colella do të jetë trajner i ardhshëm i tyre.
58 vjeçari së fundmi ishte trajner i Partizanit të Tiranës.
Për gjashtë muaj, ai ishte në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti shqiptar.
Zyrtarizimi i tij në krye të Feronikelit 74 tani është vetëm çështje kohe.