Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë.
Rastin për TelegramNews e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, tha Krasniqi. /TelegramNews.com.