Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Vërmicë për dhënie ryshfeti.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari i kishte ofruar 5 euro një zyrtari për ta shpejtuar procedurën e kalimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i kishte ofruar 5 euro një zyrtari policor për të shpejtuar procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.