Është arrestuar një burrë në pikën kufitare të Vërmicës pasi tentoi të korruptojë policin me 20 euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“SPK Vërmicë 01.08.2024-21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20€ zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /TelegramNews.com.