​Tela: Misioni i MPB-së është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike

Këshilltarja e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Jeta Tela tha se përkundër sfidave në katër komunat veriore, kanë qenë të përkushtuar në luftimin e pakompromis të krimit.

Në takimin me qytetarë i cili po mbahet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, këshilltarja theksoi se prioritet i qeverisë mbetet sundimi i rendit dhe ligjit.

Tela theksoi se ky takim është mekanizëm i rëndësishëm që qytetarët kanë për të ngritur ide, shqetësime dhe për të propozuar edhe zgjidhje.

“Prioritet i qeverisë dhe në këtë rast Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë dhe mbetet sundimi i rendit dhe ligjit për më shumë siguri, si një garancë për barazi dhe zhvillim për të gjithë qytetarët dhe bashkë me qytetarët pa dallim. Misioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe avancimi dhe modernizimi i Administratës Publike për t’i shërbyer me efikasitet, transparencë, profesionalizëm dhe paanshmëri të gjithë qytetarëve, bizneseve por vet institucioneve tona. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme përkundër sfidave në vazhdimësi si institucion e sidomos në katër këto komuna ka qenë e përkushtuar në luftimin e pakompromis të krimit në njërën anë, por në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që të rrisim bashkëpunimin polici-komunitet, me qëllim të rritjes së sigurisë në bashkësi, ofrimin dhe zgjerimin e shërbimeve”, deklaroi ajo.

Më tej, ajo shtoi se procesi i konvertimit të targave ka shkuar mirë dhe se përkundër dilemave është dëshmuar që kjo kontribuon në rritjen e sigurisë në trafik.

Tela u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë afatin për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës. /KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews