Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për sfidat dhe sukseset e Inspektoratit të Policisë.
“Presidentja Osmani ka pritur dje në takim drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Osmani gjatë takimit ka potencuar inspektorët policor çdo ditë i shërbejnë vendit me përgjegjësi e guxim.
“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, ka thënë tutje Osmani. /TelegramNews/