Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasi ky i njëjti dje deklaroi se shefi i CIA-s nuk e ka takuar kryeministrin për shkak të bllokadës nga Amerika.
Batusha në Facebook ka shpërndarë edhe deklaratën e Haradinajt, derisa ka ironizuar me opozitën duke ju thënë “koncentrohuni bre”
“Koncentrohuni bre. Deklarata të tilla, dhe shumë madje kohëve të fundit, me huqje drakonike si në përmbajtje ashtu edhe në kohë, bënë që opozita të dal shumë qesharake”, tha Batusha./TelegramNews.