Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë lidhëse dhe jo ndarëse.
Ai ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Kurti për përpjekje për të mbuluar dështimet e saj përmes urës, ndërsa ka kritikuar për bllokadën e rrugëve dhe probleme të tjera në sektorin publik.
Tahiri e ka quajtur Kurtin një “mashtrues të sofistikuar” që po përpiqet të mbajë vëmendjen të fokusuar te ura, duke e shpërqendruar nga problemet reale të Kosovës.