Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kujtuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në katër-vjetorin e qëndrimit të tij në Hagë në akuzat për krime lufte.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se pavarësisht irritimit që të shkakton padrejtësia, rruga e Presidentit Thaçi “nuk do të jetë kurrë në një drejtim”.
Postimi i plotë:
Tri dekadat më të mira të jetës, Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nesër bëhen 4 vite prej kur ai u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së. Sado që na irriton padrejtësia, kjo rrugë e Presidentit Thaçi, nuk do të jetë kurrë në një drejtim.
Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri.