Tahiri thotë se VV-ja po i bojkoton seancat e jashtëzakonshme sepse doli në pah bashkëpunimi me Listën Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se bojkotimi i seancave të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje është për arsyeja se është dëshmuar koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, si dhe korrupsioni në KEK, sipas Tahirit.

Ai ka thënë se përgjimet dhe mesazhet treguan se nuk ka pasur komunikim mes LVV-së dhe Listës Serbe vetëm për ligje që lidhen me komunitetet, po edhe për ligjet e tjera bazike.

“Kur ikë prej një ballafaqimi mundohesh me fshehur të vërtetën. Elementi i parë më goditës për besimin ndaj VV-së është me shpërfaqjen e së vërtetës së koalicionit të VV-së me Listën Serbe. Me publikimet e përgjimeve dhe mesazheve, shihet që komunikimi i VV me Listën Serbe ka qenë në vazhdimësi. Prej me zgjedhjen e presidentes, me ligjet më bazike, jo për ligje që lidhen me komunitete. Së fundmi u shpërfaq edhe kjo me Pagën Minimale, kur i larguna disa kategori ndër ta edhe veteranët”, ka thënë Tahiri në “Pressing”.

Tutje, Besnik Tahiri ka thënë se çështja tjera është korrupsioni dhe nepotizmi.

“Çështja e dytë pse ikin nga ballafaqimi, lidhet me korrupsioni. Shpërfaqja e një personi që s’ka pozicion formal në shtetin e Kosovës, dhe KEK’ut tregon aferën korruptive të dy elementeve që më së shumti i kanë sulmu qeveritë tjera; korrupsionin dhe nepotizmin”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews