Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në tubimin e mbajtur në Lipjan ka thënë se më 9 shkurt do të triumfojnë.
Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të sjellin një kulturë të re qeverisëse, një qeveri efikase dhe jo me premtime boshe.
“PDK edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë”, tha Hamza.
Ai premtoi edhe rritje të pagave.
“Do t’i rritim pagat 50% në fillim të mandatit, 70% pensionet bazike”, tha Hamza,
Hamza tutje tha se veteranëve do t’iu njohet e drejta që ata të punojnë pa iu ndalë pensioni.
Ai ka premtuar edhe ndërtim të rrugëve, shkollave, ujësjellës.