Tahiri – Qeverisë: U shëtitët boll në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mirret me çështjen e pagave për minatorët.

Tahiri në Facebook ka thënë  se minatorët e Trepçës janë pa rroga, derisa ka thënë se qeveritarët po shëtitën e po bëjnë video në Paris.

U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare”. Tha Tahiri në Facebook.

“Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë!!”, shtoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Nga Sindikata, kanë njoftuar se interesimi i qeverisë, ministrisë dhe bordit është zero, teksa nuk e përjashtojnë mundësinë e migrimit si pasojë e kësaj qasjeje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews