Ish-Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri e ka quajtur dështim të qeverisë, faktin se Kosova ka vazhduar të ndëshkohet nga BE-ja edhe pas sulmit terroist në Banjskë.
Madje, ajo pati kritika edhe ndaj Presidentes Osmani, pasi sipas saj, ajo reagoi vetëm pasi gjërat ndodhën, dhe nuk bëri asgjë që t’i parandaloj ato.
“Derisa Serbia na sulmoi na Banjska, u ndëshkua Kosova. Ky ndëshkim i atribuohet, Qeverisë së Kosovës, sepse ata dështuan. Dështimi vjen kur bën gabim. E bëri Kurti ndoshta nuk pati përvoja për qeverisje as për dialog. Por nuk e ndihmuan as bashkëpunëtorë, sepse kishte presidenten, ishte ministrja e Jashtme. Në vend se ta ndihmojë të mos shkonte drejt gabimeve e lejuan që të bëjë gabime. Presidentja ja tha gabimet kur ndodhën gabimet”, ka thënë Tahiri në Tëvë1.