Dështimet e Qeverisë Kurti e kanë dëmtuar Kosovën në të gjitha nivelet pasi s’ka pasur asnjë projekt zhvillimor në ekonomi, shëndetësi e arsim, vlerësojnë opozitarët dhe analistët politikë.
Ekonomia e Kosovës ka pësuar dëme vështirë të riparueshme në resorët që janë shtyllat e shtetit, ndër të cilët energjia elektrike është para kolapsimit, duke shfrytëzuar këtë pak energji që del nga prodhimi dhe duke bllokuar ngritjen e kapaciteteve të reja prodhuese me refuzimin ofertave amerikane për investime energjetike si “Kosova e re” dhe investimet në gazin amerikan që i refuzoi Kryeministri Kurti.
Statistikat flasin ashtu sikur edhe opozita se Kryeministri që është në përfundim të mandatit ka dëmtuar edhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, veçmas me SHBA-në, derisa BE- ka vendosur sanksione kundër Kosovës, të cilat sipas raportimeve nga Brukseli, nuk do të heqen pa funksionalizimin e Asociacionit , që do të thotë se ai në Bruksel llogaritet i themeluar.
Kosova sipas statistikave nga këto sanksione është dëmtuar për rreth 500 milionë euro, që ishin destinuar për projekte kapitale si ndërtimi i autostradës Prishtinë-Merdare, shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe disa projekte më të vogla.
Qeveria Kurti ka sjellë dëme shtetit në vjedhjen e energjisë elektrike me ish-Kryeshefin Nagip Krasniqi ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën e dytë për dyshime në keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korruspion në vlerë prek 37 milionë eurove, duke u mbrojtur nga Kryeministri Kurti kundërpërgjigja e të cilit ishte se krejt këto akuza ndaj ish-kryeshefit të tij , janë bërë për shkak te sukseseve.
Qeveria Kurti është akuzuar vazhdimisht për korrupsion te Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Rozeta Hajdarit e cila ka shpërduruar rezervat shtetërore me sekserët e hanjnisë duke i bartur mjetet e shtetit në xhepat privat të furraxhinjve .
Kosova ka pësuar dëme të mëdha me kepërdorimet e detyrës zyrtare në Ministrinë e Liburn aliut që ka shpërdorur miliona euro në fshirjen e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe pijeve freskuese në Kosovë, për çka dy zyrtarë të tij janë në arrest, ndërsa hetimet janë zgjeruar në drejtim të Ministrit Liburn Aliu.
Kosova ka pësuar dëme edhe në sektorin e arsimit ku Ministja Arbërie Nagavci, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare me tekstet shkollore.
Kosova ka pësuar dëme edhe nga keqpërdorimet finamnciare në Ministrinë e Rinisë dhe sportit ku dyshohen afera korrupsioni dhe dallavere në ndërtimin e stadiumit të Gjilanit.
Kosova ka pësuar dëme nga subvencionet në Ministrinë e Bujëqsisl së Faton Pecit që ka shpërndarë qindra mijëra euro te bashkëpartiakët e VV-së ndërmjetlsuar nga deputetja Fitore Pacolli.
Kosova ka pësuar dëme në Ministrinë e Punëve të Brendshme që prin me tenderë një burimorë që është kanceri i Qeverisë Kurti ku kanë përfunduar për akraballëk rreth 400 milionë euro.
Kosova ka pësuar dëme nga Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës e cila ka shpërndarë financa për gjoja lobim në Spanjë e gjetiu, me ndërmjetësimet e diplomatëve të vendosur nga Qeveria Kurti në Bruksel dhe dëme në reputacion nga mos anëtarësimi i Kosovës në KiE për fajin e Kurtit dhe Donika Gërvallës.
Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj këtyre kritikave veçse në mbledhjen e fundit me kabinetin e tij, Kurti u mburr për punën 4 vjeçare. Qeveri Kurtu nuk u është përgjigjur akuzave të opozitës për korrupsio masiv dhe nuk funksionuan as Komisionet Hetimore Parlamentare ndaj korrupsionet , ftuar nga opozit. /Telegram News