Komandanti i KFOR-it përmend sulmin në Ibër-Lepenc: Mbështesim fuqishëm dialogun

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka shkruar një opinion në përmbledhjen vjetore të Kohës.

Në këtë shkrim, Barduani ka vlerësuar se “misioni i KFOR-it mbetet jetik si kurrë më parë”.

Komandanti i KFOR-it e ka përmendur edhe sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

“Gjatë këtij viti jemi përballur me sfida të mëdha, duke përfshirë sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin-Potok. Secilën herë ne jemi testuar, por përmes gatishmërisë dhe vendosmërisë sonë, si dhe bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat e sigurisë së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, kemi ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve” – ka shkruar Barduani.

Tutje, ai ka treguar se KFOR-i është në mbështetje të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Rruga drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë qëndron në dialog dhe bashkëpunim. NATO-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga BE-ja. Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, gjë që është çelësi për stabilitet të qëndrueshëm. Për të ecur përpara, është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese” – ka shkruar Barduani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews