Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje, sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zinj.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ Tahiri ka bërë të ditur se për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Kurti.
“Tash kur do të dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë po ta tërheqësh nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk heq dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zinj, që dikur i ‘urrente. Ne, si parti do të shtrojmë pyetje e do t’i ofrojmë alternativat. Aleanca i ka ato, do t’i shihni e do t’i debatojmë tani e tutje!”, ka shkruar ai.