Tahiri i PDK-së thotë se 20 ligjet që pushteti i miratoi në një seancë që u mbajt natën do të dërgohen në Kushtetuese

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar për seancën parlamentare të zhvilluar të enjten e javës së kaluar, për të cilin tha që e njëjta është karakterizuar me abuzimin dhe shkeljen e procedurës parlamentare, dhe që ka cenuar edhe rolin, mandatin dhe funksionin e deputetëve.

I njëjti, ka njoftuar se ligjet e miratuara nga kjo seancë, e që janë 20 të tilla, PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri është shprehur i bindur se procedura e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve ka qenë kundër-kushtetuese dhe se janë duke punuar që të gjitha parashtrimet e kësaj partie para Gjykatës Kushtetuese, të konfirmohen të bazuara, të drejta dhe mbi të gjitha profesionale.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të enjten e javës që shkoi, shumica parlamentare duke vepruar në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Regullores së Kuvendit, miratoi njëzetë (20) ligje të cilat, përveçse u karakterizuan me abuzimin dhe shkeljen e procedurës parlamentare, cenuan edhe rolin, mandatin dhe funksionin e deputetëve si përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.

Duke e vlerësuar të patolerueshme një sjellje të tillë të shumicës parlamentare e cila brenda ditës improvizoi disa seanca në të cilat u dhunua instituti i shqyrtimit parlamentar të ligjeve (siç e përcakton Kushtetuta), kemi vendosur që njëzetë ligjet e miratuara në seancat e datës 05 dhjetor 2024 t’i kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Një vendim i tillë, për të ngritur para kësaj gjykate kërkesat për vlerësimin e kushtetushmërisë së këtyre ligjeve, para së gjithash, paraqet vazhdimësi të punës dhe angazhimit konsistent të PDK-së në mbroje të rendit kushtetues dhe vlerave demokratike mbi të cilat është ngritur dhe qëndron Republika jonë.

Ne jemi të bindur që procedura e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve është kundër-kushtetuese dhe jemi duke punuar që të gjitha parashtrimet tona para Gjykatës Kushtetuese, si gjithnjë, të konfirmohen të bazuara, të drejta dhe mbi të gjitha profesionale.

Si deputetë, asnjëherë nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë shkeljes dhe cenimit të rendit tonë kushtetues!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews