Tahiri: Data 9 shkurt do të jetë tmerruese për Lëvizjen Vetëvendosje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se data e zgjedhjeve, 9 shkurti do të jetë “tmerruese”, për Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri ka theksuar se jo për opozitën, por për Vetëvendosjen 9 shkurti do të jetë tërmet zgjedhor.

“Më 9 shkurt populli do të deklarohet, jam i bindur që rezultati zgjedhor do të jetë tmerrues për Lëvizjen Vetëvendosje, njerëzit sot nuk duan të deklarohen, por 9 shkurti do të jetë tërmeti zgjedhor, e them me përgjegjësinë më të madhe, jo për opozitën por për Vetëvendosjen,” tha Tahiri në emisionin “Five”.

Teksa shtoi se Qeveria Kurti, do mbahet mend në histori si dikastere që nuk kanë bërë asgjë.

“Këshilli drejtues i LVV që u mbajt për 2 ditë ishte ushtrim i shfajësimit të ministrave të këtij kabineti, ishte ushtrim pas 3 vite e gjysmë i ballafaqimit me njerëz që me të vertetë e kanë bërë votën se është ai Këshill drejtues që janë aktivistë të vërtetë të VV-së që dalin në teren kërkojnë votën, besimin e argumentet, ndërsa ata që kanë krijuar beneficione nga vota popullore është ky kabinet qeveritar që nuk ka bërë asgjë, e them me përgjegjësi të plotë që do mbahen mend në histori si dikastere,” shtoi Tahiri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews