Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë thirrje masive të tifozëve për ndeshjen e sotme – hapëse të Superligës së Kosovës – ndaj Gjilanit
“Sot nuk ka arsye me mungu në mbeshtetje te klubit te zemres, të gjithë në arenën më të bukur në Kosovë ‘Zahir Pajaziti’ FORCA LLAPI”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, ndeshje e Llapit dhe Gjilanit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00, njëkohësisht do të jetë edhe kryendeshja e xhiros së parë.
Kujtojmë që Llapit e mbylli edicionin e kaluar si nënkampion, derisa pas transferimeve të bëra, objektivi i tyre i vetëm për edicionin e ri mbetet titulli kampion.