Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.
Sveçla tha se ky vendim është marrë me kërkesë të Trepçës, i cili sipas tij, si qëllim ka rritjen e kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut.
Më tej, ka falënderuar grupin punues që sipas tij, në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.
Derisa theksoi se si Qeveri do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet.
“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën. Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës. Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, shkroi Sveçla./TelegramNews./