Futbollisti i Prishtinës, Sunday Akinbule është zgjedhur futbollisti më i mirë për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra, Blerim Haxholli dhe Berat Berisha.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tretë t’i takojë Akinbule.
Ai realizoi dy gola dhe aistoi për të tretin, duke i siguruar fitoren Prishtinës si mysafir i Ferizajt me rezultat 1:3.
Pasi pranoi këtë çmim, ai u shpreh mjaftë i lumtur për vlerësimin si më i miri i javës.