Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që mbeten të vrarë pas një sulmi terrorist në Turqi.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidentja tha se terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë!”, ka shkruar Osmani.
We stand with our ally, Türkiye, following today’s terrorist attack in Ankara.
Our deepest condolences go out to the families and loved ones of the victims.
Terrorism and violence have no place in our world!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 23, 2024