Specialja pranon kërkesën e Mustafës për shqyrtim të uljes së dënimit

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka anuluar pjesën e aktgjykimit të Apelit që ka të bëjë me dënimin prej 22 vitesh burgim ndaj Salih Mustafës.

Me këtë rast, Supremja e ka kthyer përsëri këtë çështje tek Apeli për t’u shqyrtuar ulja e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Supremes.

“Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194 (1) (b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews