E paralajmëruar se do ta njeh shtetin palestinez më datën 28 maj, i pari i qeverisë së Spanjës Pedro Sanchez, ka konfirmuar së fundmi hapësirën gjeografike brenda të cilës ky shtet do ta njeh Palestinën.
Jerusalemi i ndarë si kryeqytet i Israelit, nga Spanja do ta merr mbështetjen edhe të kryeqytetit palestinez në pjesën lindore. Jerusalemi sipas Spanjës do të jetë kryeqytet edhe i Palestinës.
Territori kufitar që do të njihej nga Spanja, sipas kryeministrit përfshin Rripin e Gazës ,Bregun Perëndimor të cilët do të koncentrohen në një Autoritet Kombëtar dhe Spanja, nuk do të njeh një Palestinë ku janë bërë ndryshime pas vitit 1967.
Paralajmërim për njohje të Palestinës, kanë paralajmëruar edhe Norvegjia dhe Irlanda.
Zëra politikë nga Katalonja që kanë kundërshtuar Madridin zyrtar dhe kanë hedhur kritika në Madrid pse Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, por me kaq ngul ka shkuar ta njohë Palestinën.