Votuesit do të zgjedhin një president të ri iranian të premten, ndërsa një konservator i linjës së ashpër do të përballet kokë më kokë me një reformist.
Balotazhi zhvillohet pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, i cili pa një pjesëmarrje historikisht të ulët të votuesve prej 40 për qinD.
Njëri prej tyre Dr Massoud Pezeshkian, një ish-kirurg i zemrës, është kritik ndaj policisë famëkeqe të moralit të Iranit – por rivali i tij Saeed Jalili favorizon status-quonë.
Zgjedhjet u thirrën pasi presidenti i mëparshëm i Iranit, Ebrahim Raisi vdiq në një aksident helikopteri në maj, në të cilin vdiqën shtatë persona të tjerë./BBC