Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot në Podujevë do të zbulohet shtatorja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të vjetër të administratës komunale.
Zbulimi i shtatores fillon në orën 13:00.
Në zbulimin e kësaj shtatore do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.