Me moton ”Vrapo pa kufi”, Federata Atletike e Kosovës organizon sot edicionin e ??-të, të maratonës dhe gjysmëmaratonës “Prishtina 2024”.
Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, kanë bërë të ditur detajet, duke thënë se regjistrimi deri më tani ka kaluar numrin 500, duke bërë njërën prej edicioneve me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë.
Arsye për këtë sipas kryetarit të FAK-ut është edhe rritja e vlerës së shpërblimeve.
Risi është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila do të vrapojë në disiplinën 42 kilometra.
Ndërkohë iu është bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të regjistrohen dhe t’i bashkohen maratonës, qoftë në disiplinën 2 kilometërshe, qoftë në ato 5 km, apo edhe në 10, 21 dhe 42 kilometra.
Sipas Kushtrim Mushicës, drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës, ngjarja zhvillohet edhe në kuadër të epitetit që ka marrë kryeqyteti këtë vit “Prishtina, qytet evropian i sportit”.