Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për maratonën e Tiranës, duke thënë se ishin me dhjetëra pjesëmarrës.
Ai u shpreh se Tirana tanimë është pjesë, siç u shpreh ai, e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve.
“Një ambicie e shpallur si fillim nga Bashkia e Tiranës jo shumë vite më parë, me disa dhjetëra të “çmendur” që morën pjesë në maratonën e parë dhe sot një nga realitetet e bukura të Tiranës së Re Europiane dhe Turistike, e cila tanimë është pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve”.
“Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende, po edhe një duartrokitje e posaçme për skuadrën e Bashkisë së Tiranës”, ka shkruar tutje Rama.