Fillimi i Javës së Krenarisë, ka marrë vëmendjen e lartë të Qeverisë Kurti, pasi ai i ka premtuar BE-së se do të angazhohet personalisht në kalimin e Kodit civil.
Java e krenarisë do të nisë me sloganin “kemi qenë dhe t’jemi’’.
Sipas një njoftimi për media nga Prishtina Pride thuhet se kësaj here, do të fokusohen në faktin që, përkundër perceptimit të përgjithshëm, personat LGBTIQ+ kanë qenë gjithmonë këtu, njëjtë siç do të vazhdojnë të jenë.
“Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi dhe gjithëpërfshirje.Kjo javë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre, edhe në këtë edicion të tetë kjo javë mbetet pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Sot prej orës 18:00 do të ketë hapje zyrtare pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku të pranishëm do të jenë Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Kodin civil nuk e kanë përkrahur disa deputet të lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.