Sot në Kosovë do të jetë ditë zie ne nderim të nderim të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili do të varroset gjatë ditës.
Kështu njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila tha se në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, dita e mërkurë, 3 korrik 2024, do të shpallet ditë zie shtetërore.
Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës përpersonalitetet më të shquara të kombit.
Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.