Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës (SPMT) ka thënë se shumica e punëtorëve që janë larguar kanë kërkuar dorëheqje kohë më parë.
Përmes një njoftimi në Facebook, SPMT ka bërë të ditur se disa largime tjera të puntorëve kanë ndodhur si shkak i procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre.
“Ditët e fundit menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A ka ndërmarr veprime ligjore, ku disa ish minatorëve iu ka shkëputur marrdhenien e punës dhe të njejtit i ka publikuar me iniciale në faqen zyrtare në Fb të ndërmarrjes. Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, ju njoftojmë se shumica e minatorëve të apostrofuar me iniciale janë minatorë që kohë më parë veq se e kanë dhënë dorheqjen e tyre nga puna në ndërmarrjen e Trepça Sh.A, e një pjesë tjeter për shkak të procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre”, thuhet në njoftim.
Tutje kjo sindikatë thotë se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta persona nuk ka të bëjë me shprehje të pakënaqësisë apo të ndonjë hakmarrje tjetër.
“Ju sigurojm se ndërprerja e marrdhënies së punës për këta përsona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e paknaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me paknaqësit tona. Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punisimit të tyre dikund tjeter, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për përsonat që janë në ndjekje penale”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/