Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka ftuar nesër në takim minatorët, shkruan TelegramNews.
Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohet mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhen minatorët dhe miniera e StanTergut.
“Duke pasur parasyshë situaten e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe vështërsit financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minieres në Stan Tërgut. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilen ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet në njoftim.