Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës duke thënë se minatoret gjithmonë kanë qenë dhe janë të gatshëm për llogaridhënie, por sipas reagimit, nuk janë minatorët ata të cilët duhet të japim llogari per menxhimin dhe financat e ndërmarrjes.
Në reagim thuhet se minatorët e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin që kanë pasur, pra prodhimin më të lartë, përcjell TelegramNews.
Derisa theksohet se ata të cilët duhet të japin llogari janë menaxhmenti dhe Bordi të cilët siç thuhet, gjithmonë i ka emëruar Qeveria.
“Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar. Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone i ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia. Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit”, thuhet në reagim.
Më tej, i bëhet thirrje Qeverisë që të reflektojë, duke thënë se minatorët nuk janë duke kërkuar diçka jolegjitime, por vetëm shpagimin e mundit, pra pagën që buron nga Ligji i Punës.
“Mjaft me eshte koha qe te reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shume kohe me pare, paknaqesine tone jemi munduar tua shfaqim edhe me ngujimin ne miniere e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar. Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes. Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keqmenaxhuan”, thuhet më tej në reagimin e Sindikatës.
Ndryshe, sot Qeveria përmes një komunikate ka thënë se pret që ndërmarrja dhe udhëheqja e saj të marrë masa që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre.
Derisa ka treguar edhe pritjet që ka tani nga Bordi dhe menaxhmenti nga të cilët është kërkuar plan veprimi.
“Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes. Në veçanti, Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme”,/TelegramNews./