Ndërmarrja “Trepça”, Qeveria del me njoftim zyrtarë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me një komunikatë për media sa i përket gjendjes së krijuar në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A, shkruan TelegramNews.

Në komunikatë thuhet se Qeveria është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen “Trepça” Sh.A., si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike.

Por që sipas qeverisë, përkrahja nënkupton mbështetje për zhvillim dhe rritje të potencialit të plotë ekonomik.

Derisa thuhet se nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre.

Ndryshe, Minatorët e Trepçës janë takuar dje me sindikatën për të diskutuar rreth mosekzekutimit të pagave për dy muaj rresht.

Ata kanë kërkuar takim urgjent me bordin, por këta të fundit kanë pranuar që një takim të tillë ta mbajnë vetëm sot. Greva e minatorëve tashmë ka hyrë në ditën e 22-të. Minatorët kanë deklaruar se do ta vazhdojnë atë deri në ekzekutimin e pagave.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen Trepça Sh.A., si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike. Përkrahja nënkupton mbështetje për zhvillim dhe rritje të potencialit të plotë ekonomik.

Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre.

Pavarësisht mbështetjes që Qeveria i ka dhënë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërmarrja Trepça Sh.A. ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme.

Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin.

Megjithatë, këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve, që përbëjnë pjesën e konsiderueshme të shpenzimeve të ndërmarrjes.

Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi.

Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes.

Në veçanti, Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet në komunikim të vazhdueshëm me Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes. Sigurojmë se të gjitha palët janë të angazhuara maksimalisht për një zgjidhje afatgjatë, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë e tyre.

Njëkohësisht, Qeveria është duke trajtuar planin e propozuar nga ndërmarrja Trepça Sh.A. Përkrahja financiare varet nga plani dhe zotimi konkret që do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Ne jemi të bindur se me një bashkëpunim të ngushtë dhe përkushtim të përbashkët, mund të arrihen përmirësime të ndjeshme dhe rezultate pozitive për ndërmarrjen Trepça dhe për të gjithë punonjësit e saj. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetër përpos punës dhe angazhimit intensiv, rregullit, kontrollit dhe drejtimit të përgjegjshëm të ndërmarrjes për sukses.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews