Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë goditur vendin.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe Policia e Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë dërguar personin në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.
Kujtojmë se një ditë më parë u bë thirrje qytetarëve të marrin kujdes nga temperaturat e larta që pritej të qëndronin gjatë gjithë javës. /Telegrami/