Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarët e Podujevës.
Edhe në Podujevë, Hamza thotë se ka marrë ide dhe sugjerime të vlefshme, në kuadër të vizionit dhe përkushtimit të tij për të ndërtuar programin qeverisës në bashkëpunim me qytetarët.
“Programi, për me qenë për qytetarët edhe me i adresuar nevojat e tyre mirë, duhet të shkojë prej poshtë lartë”, ka thënë Hamza.
Në këtë punëtori, disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja e energjia alternative.
Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që jetën e tyre ta ndërtojnë në Kosovës, jo diku tjetër.