Si ndodhi aksidenti në rrugën e Kamenicës ku vdiq një person, policia jep detaje nga hetimet e para

Një person i moshës 33-vjeçare ka vdekur pasi është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e Kamenicës, afër pompës Hib Petrol.

Kështu ka njoftuar për Telegram News  Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Nga ky aksident, drejtori i një kamionete të përfshirë dhe pasagjeri raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë, dyshohet se viktima për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas kamionetën.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mosë përshtatjes së shpejtësisë dhe mos resprktimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka thënë Hashani.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes/ Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews