Është arrestuar një shtetase e Maqedonisë së Veriut në Podujevë pasi e njëjta kishte mashtruar një burrë lidhur me një pagesë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 12.07.2024-15:00. Me datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /TelegramNews/