Ndeshjet e kësaj mesjave në garat evropiane kanë qenë me rezultate të dobëta për pothuajse të gjithë skuadrat shqiptare, ku shumë nga to u eliminuan nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Evropës, teksa tani ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.
Malisheva, Vllaznia, Tirana dhe Shkëndija kanë mbyllur aventurën në garat evropiane, ndërsa shtatë klube shqiptare kanë mbetur në garë.
Ballkani, Llapi dhe Drita do të jenë pjesë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, me suharekasit që do të luajnë ndaj maltezëve të Hamrun Spartans.
Llapi do të përballet me danezët e Brondbyt, ndërsa Drita dot të ketë punë me islandezët e Breidablik.
Ekipet e Superiores së Shqipërisë, kanë mbetur dy në garë, Egnatia dhe Partizani, me rrogozhinasit që do të luajnë ndaj një ekipi islandez, Vikingur Reikjavik, ndërsa tiranasit me një skuadër gjeorgjiane si Iberia 1999 Tbilisi.
Edhe Decici do të ketë kundërshtar gjeorgjian si Dinamo Batumi, ndërsa Struga do të luajë ndaj armenëve të Pjunik Jerevan turin e dytë.
Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 25 korrik dhe 1 gusht.
LIGA E KONFERENCËS/ Raundi i dytë
BALLKANI – Hamrun Spartans
Brondby – LLAPI
Breidablik – DRITA
Vikingur Reikjavik – EGNATIA
Iberia 1999 Tbilisi – PARTIZANI
STRUGA – Pjunik Jerevan
Dinamo Batumi –DECIC