Shqipëria e nis ecjen drejt BE-së me sundim të ligjit mbi figurat e “paprekshme”

Shqipëria e fillon procesin  më të rëndësishëm të reformave për hapjen e kapitujve brenda dialogut me BE-në që është zbatimi i detyrave të sundimit të ligjit në eliminimin e pasojave të qeverisjes post komuniste prej dekadash.

Shqipëria ka çfarë të pastrojë në terrenin politik, ku janë zhvatur  miliardë euro gjeografi e shtetit,  ku janë rrënuar  lagje e qytete në emër të interesit nacional, e ku është luftuar e derdhur  gjak në emër të protestave qytetare, duke filluar nga viti 1997, kur lufta politike e partive gëlltiti  me armët e vjedhura të ushtrisë rreth shtatë mijë shqiptarë.

Pastrimi i terrenit korruptiv në Shqipëri, vjen nga politika dhe parapolitika dhe çdo proces  zhvillohet në sy të gjithëve dhe pa u fshehur  pas perdes.

Procesi i reformës së filluar me arrestimin e ish- presidentit, kryeministrit, krye kuvendarit,  ministrit të shumfishtë Ilir Meta, është i  vonuar në Shqipërinë  me 113 vjet shtet dhe shtetësi. Shqipëria, e ndodhur mes shtetesh të kalibrit   të lartë ekonomik, ushtarak , kulturor e politik, si Italia e Greqia, me detin më atraktiv të të gjitha ngjyrave të publikuara, madje edhe  nga  mijëra media të Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së,  do të duhej të ishte  një predispozitiv i zhvillimit qendror në rajon, por krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, shteti shqiptar ka marrë flamurin e liderit për hapje kapitujsh drejt BE-së.

Për ta  filluar një proces të tillë, nuk  ishte as nuk është e lehtë në Shqipërinë e njohur nga bandat mafioze në botë, ku parapolitika  prin nga pastrimi i parave deri te  portet detare të Kolumbisë.

E filluar me arrestimin e Ilir Metës, figurës politike  që ka ditur më së miri të operojë politikisht herë me PD-në e herë me PS-në, Qeveria e Edi Ramës, po ndjek kursin kroat me arrestimin e ish presidentit Sanader që ishte  lajmi më simptomatik se  kur arrestohej ai, të tjerët  as që diskutoheshin.

Për ta nisur një rrugë të tillë, duhet jo vetëm politikë e shëndetshme, por edhe guxim lidershipi për luftë  kundër para politikës , duke filluar nga dikush që ishte i paprekshëm e deri te ata që  shemben nga pamjet e arrestimit  spektakolar  të Metës në rrugën e Tiranës.

Aksioni policor u ofendua dhe  kundërshtua nga Meta

Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës teksa po udhëtonte me makinë për në selinë e Partisë së Lirisë, ku aty nga ora 13 do të mbante  konferencë për media.

Ministri Hoxha i është përgjigjur kritikave për mënyrën se si ka vepruar policia e Shtetit për të kryer arrestimin.

“Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”, shkruan ai ndër të tjera.

Shtetasi i Shqipërisë Ilir Meta, si i paprekshëm  në Shqipëri, ka rezistuar ndaj pjesëtarëve të Policisë së Shqipërisë, që ekzekutonin  urdhrin e Prokurorisë së Posame të Antikorrupsionit, ka hasur në  ofendime dhe rezistencë fizike nga Meta dhe  janë detyruar ta përmbyllin arrestimin në mënyrën çfarë  u pa  nga të gjithë, në vend se  ta zbatonte  urdhëresën e shtetit në mënyrë të civilizuar. Pse?

Sepse figurat e larta  në Shqipëri, nuk janë mësuar t’i përgjigjen  deri tani  drejtësisë së shtetit as  kërkesës së organeve të rendit.

Organet zyrtare të shtetit, të cilët mesiguri  se përgatiten  prej shumë kohësh për fillime të sundimit të ligjit në Shqipëri, kanë deklaruar se  shumica e analistëve në Shqipëri kanë kritikuar aksionin policor të arrestimit dhe kjo vjen për faktin se askush nuk është mësuar të pajtohet me arrestimet e figurave të paprekshme, edhe kur me dekada flitet për zhvatje  të parasë publike sikur në rastin e Ilir Metës.

Sistemi ekzekutiv  i Edi Ramës, është shprehur mbrëmë  pas ekzekutimit të arrestimit  duke thënë:

“Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.

Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi”, thanë zyrtarët e sistemit qeveritar të Edi Ramës.

Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama e kishte  filluar  luftën me pastrimin e Lazaratit, një fshat i Qarkut të Gjirokastrës në Jug të Shqipërisë që prodhonte  900  tonë hashash në vit. Ishte një betejë e forcave të rendit  me popullatën e armatosur të ish formacioneve politike nga koha e Berishës, autobotet  shtetëror të të cilit ujisnin plantacionet e  drogave në arat e mbjella dhe kontrolluara  nga banorët./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews