Shumë nga ne e konsiderojmë këtë temë si një ndër më të brishtat meqë tradhtia është një fenomen që prekë nga pak jetën e të gjithëve, në mënyrë të drejtpërdrejt ose edhe tërthorazi. Për atë arsye të dijmë se cilat janë shenjat paralajmëruese ndaj diçkaje të tillë, vlen nëse mund të mbrojmë zemrat tona nga dhimbja.
Një ndër shenjat e para që një person mund të ketë predispozita për të tradhtuar është historiku familjarë. Nëse një figurë me rëndësi në familje, sidomos babai ose nëna, nuk kanë qenë besnik atëherë gjasat se personi në fjalë nuk është besnik janë gjithashtu më të mëdha. Hulumtimet e ndryshme shkencore dëshmojnë se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në këto vendime që i marrim më vonë në jetë. Kjo megjithatë nuk është definitive meqë njerëzit gjithnjë mund të vendosin të ballafaqohen me tipare më të errëta të të kaluarës së tyre dhe të ndryshojnë.
Një tjetër shenjë e hershme është se sa janë të interesuar në lidhje afatshkurtra pa dashuri. Nëse ata nuk kanë problem të kalojnë natën me njerëz që nuk i duan, dhe e bëjnë këtë shpesh atëherë edhe ky është një indikator i një personi që mund të ju tradhtoj në të ardhmen.
E së fundmi e që është informacioni më i rëndësishëm për tu poseduar është nëse kanë tradhtuar ndonjëherë dikë në të kaluarën. Të gjitha këto vlejnë për të dyja gjinitë.